Ten Hag tjetër “goditje” për Ronaldon: Ai ka ikur, është e kaluara

schedule22:18 - 7 Dhjetor, 2022

schedule 22:18 - 7 Dhjetor, 2022

Largimi i Cristiano Ronaldos nga Manchester United ka qenë i diskutueshëm për disa muaj përpara se të ndodhte për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve të tij me trajnerin Erik Ten Hag.

Pas deklaratave të tij të diskutueshme në një intervistë me Piers Morgan, ku ai kritikoi holandezin, largimi i tij ishte i shpejtë. United nuk priti as merkaton e dimrit për ta transferuar, përkundrazi të dyja palët vendosën të ndërpresin kontratën që skadon verën e ardhshme.

Tani, për herë të parë që nga ai vendim, Ten Hag ka dhënë një intervistë ku ka folur për largimin e portugezit. Ai la të kuptohej se kishte të bënte më shumë me Ronaldon jashtë fushës sesa me paraqitjet e tij në të.

Ai ka ikur dhe është e kaluara. Tani po shohim përpara dhe po shikojmë nga e ardhmja”, tha Ten Hag për MUTV në një kamp stërvitor në Spanjë.

Ten Hag, pa përmendur emrin e Ronaldos, la të kuptohet se personaliteti i portugezit mund të kishte qenë një faktor në largimin e tij.

“Ne shikojmë – dhe me lojtarët e futbollit është e qartë se kjo është gjëja e parë – aftësitë që ka një lojtar”, tha ai.

“Qenia njerëzore prapa është gjithashtu një faktor i rëndësishëm, por nuk mund ta nënvlerësosh këtë. Kemi nevojë për personazhet e duhura në dhomën e zhveshjes, jo vetëm nëse do të fitosh një lojë, por nëse do të fitosh trofe”, tha Ten Hag.

/abcnews.al