Temperatura të larta dhe vranësira, parashikimi i motit për ditën e sotme

schedule07:23 - 30 Qershor, 2020

schedule 07:23 - 30 Qershor, 2020

Vendi ditën e sotme do të shoqërohet jo vetëm me kthjellime, por edhe me temperatura relativisht të larta në vendin tonë.

Mesdita do të sjellë kalime vranësirash, ku më të shpeshta do jenë në skajin verior duke rrezikuar edhe rrebesh të izoluar.

Pjesa tjetër e territorit do të vijojë me kthjellime.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 38°C.