Breshëri ndaj policisë në Elbasan: Të plagosurit jashtë rrezikut për jetën

schedule13:55 - 24 Shtator, 2020

schedule 13:55 - 24 Shtator, 2020

Të shtëna me armë janë regjistruar pasditen e së enjtes në Elbasan. Policia bën të ditur se të shtënat vijojnë dhe se personi në fjalë po bën rezistencë.

Si pasojë e të shtënave janë plagosur, jashtë rrezikut për jetën dy kalimtare të rastit. Ata janë plagosur në momentet e para kur ka filluar personi i armatosur filloi të qëllonte në drejtim të policisë.

Abcnews.al mëson se dy të lënduarit janë A.K. 21-vjeçar dhe L.S. 22 vjeç.

Forcat e Policisë janë pozicionuar dhe kanë vendosur menjeherë perimetrin e sigurisë dhe vijojnë t’i bëjnë thirrje autorit të dorëzohet. Ky i fundit është identifikuar si 71 vjeçari Lefter Zhidru.

Banesa është e rrethuar nga Forcat Shqiponja dhe në ndihmë po mbërrijnë RENEA dhe FNSH.

Ngjarja
Gjithçka ka nisur në orën 13:20 në lagjen “11 Nëntori” në Elbasan ku dy bashkëshortët Zidro kanë patur një konflikt me njeri-tjetrin.

Gjatë konfliktit mes tyre, në vendin e ngjarjes ka shkuar policia. Me të parë policinë, 71-vjeçari Lefter Zidro është futur në banesë duke marrë armën për të qëlluar ndaj policisë. Gjatë të shtënave kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët sipas policisë janë kalimtarë të rastit.

Pavarësisht thirrjeve të forcave të rendit, i moshuari vijon të qëllojë ndaj tyre duke rrezikuar jetën e policëve dhe banorëve të tjerë përreth.

Mësohet se në vendin e ngjarjes janë FNSH dhe RENEA, krahas forcave Shqiponja.

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 24.09.2020, rreth orës 13:20, në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan shtetasja F. Zh., ka patur një konflikt me bashkëshortin e saj, shtetasin Lefter Zhidru, 71 vjeç, i cili në momentin që ka shkuar Policia është futur në banesë dhe ka qëlluar dhe vijon të qëllojë me armë zjarri kallash në drejtim të forcave të Policisë.

Forcat Shqiponja dhe Patrullat e Përgjithshme janë pozicionuar dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë dhe vijojnë t’i bëjnë thirrje këtij shtetasi të dorëzohet, i cili vijon të bëjë rezistencë duke qëlluar vazhdimisht në drejtim të Policisë.

Si pasojë e të shtënave janë plagosur jashtë rrezikut për jetën dy shtetas, L. S., 22 vjeç dhe A. K., 21 vjeç, kalimtarë të rastit, në momentin që ky shtetas ka filluar të qëllonte me armë në drejtim të Policisë.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur menjëherë forcat e FNSH dhe të RENEA-s, për të bërë neutralizimin dhe kapjen e shtetasit që vijon të qëllojë me armë në drejtim të Policisë.

Shtetasi Lefter Zhidru vijon të qëllojë me armë duke bërë rezistencë edhe pas thirrjeve të pandërprera të Policisë.

Banesa nga e cila po qëllon ky shtetas është e rrethuar dhe Policia ka vendosur një perimetër të gjerë rrethimi, për të parandaluar dëmtimin e kalimtarëve të tjerë të rastit. /abcnews.al/