Të shtëna në mesnatë në Tiranë, të paktën një i plagosur. Policia mësyn lokalin te “ish-Artistikja”

schedule01:05 - 13 Qershor, 2021

schedule 01:05 - 13 Qershor, 2021

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pak pas mesnatës në një lokal pranë rrugës “Xhanfize Keko” në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se nga të shtënat brenda lokalit pranë “ish-Artistikes” ka edhe të plagosur. Mësohet se është plagosur të paktën një person, i cili u dërgua me urgjencë në spital prej shokëve që e shoqëronin.

Fill pas përplasjes, në lokal mbërriti policia, e cila rrethoi vendin e ngjarjes dhe po kryen procedurat për sqarimin e rrethanave dhe gjetjen e autorëve.

Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me shkëmbim zjarri apo të shtënat dolën nga  në armë, megjithate Abcnews.al mëson se janë dëgjuar 8 të tilla. /abcnews.al