Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Të shtëna me armë në Shkozë, plagoset efektivi i policisë/ Ishte jashtë shërbimit

schedule00:40 - 18 Maj, 2026

schedule 00:40 - 18 Maj, 2026

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pak pas mesnate në periferi të Tiranës.

Ngjarja është regjistruar në zonën e Shkozës, ndërsa personi i plagosur është Anxhelo Kumaraku, efekti policie, punonjës në komisariatin nr. 4 në Tiranë.

Sipas burimeve për ABC News, autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja me një fuoristradë tip BMW, policia e ka identifikuar dhe ka ngritur pika kontrolli për arrestimin e tij.



Efektivi është dërguar në Spital ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet kanë nisur sakaq për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 18.05.2026, rreth orës 00:10, në zonën e Shkozës, në rrethana ende të paqarta, është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi A. K., rreth 30 vjeç, punonjës policie jashtë shërbimit.
30-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijojnë kontrollet intensive në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave, identifikimin e autorit/ëve dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!