Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Tiranë

schedule13:18 - 10 Shkurt, 2025

schedule 13:18 - 10 Shkurt, 2025

Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Organizatë Kriminale” dhe “Trafikimi i  narkotikëve” janë arrestuar nga policia në Tiranë.

Mësohet se kapja e tyre është bërë me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, po vijon procedurat për ekstradimin e tyre.

Njoftimi i Policisë: 

Vihen në pranga, me qëllim ekstradimi, 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Organizatë Kriminale” dhe “Trafikimi i  narkotikëve”

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Sektorin e Kërkimit në DVP Tiranë,  në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit:

31 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar  pasi Gjykata Themelore Vercelli/Itali ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest me burg” për veprat penale “Organizatë kriminale’”  dhe “Trafik Narkotikesh” parashikuar nga Kodi Penal i Italisë;

Po nga këto sherbime u arrestua provizorisht edhe shtetasi 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata paraprake e hetimeve në Milano ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Trafik droge” dhe “Grup Kriminal”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!