Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

“Të ndryshojmë prioritetet!”, ish ambasadori: Kryesore, çështja shqiptare në rajon, më pas integrimi në BE

schedule21:06 - 12 Maj, 2026

schedule 21:06 - 12 Maj, 2026

Ish ambasadori Roland Bimo ka deklaruar se zhvillimet në Maqedoni janë rezultat i nacionalizmit maqedonas dhe marrëveshjeve të vështira politike, të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt në raportet me faktorin shqiptar.

Sipas tij, Shqipëria duhet të tregojë më shumë interes në mbrojtjen e çështjes shqiptare në rajon dhe të mos e lërë këtë temë në plan të dytë. Bimo theksoi se politika e jashtme shqiptare duhet të ketë si prioritet kryesor faktorin shqiptar, edhe kur kjo bie ndesh me qëndrimet e Bashkimit Europian.

“Ajo që ndodh në Maqedoni është produkt i nacionalizmit të maqedonasve, të cilët janë presuar për nevoja të ekzigjencave politike në marrëveshje shumë të vështira dhe këto që prodhohen me faktorin shqiptar janë produkt i tyre. Duhet të ketë një interesim nga Tirana, s’kam parë; le të jetë delikate. Një shtet si Shqipëria që e ka humbur konceptin shqiptar.



Unë insistoj që Shqipëria të ketë një politikë të jashtme ku faktori shqiptar të jetë kryesor. Nëse ka një qëndrim të BE-së që bie në kundërshtim me interesat e Kosovës, duhet refuzuar. Kjo lloj shmangie duket sikur i hyn më shumë në interes qeverisë që të mos prishë raportet me Brukselin. Duhet të ndryshojmë prioritetet, mos ta kemi integrimin europian prioritet, por ta kemi çështjen shqiptare.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!