Të dyshuar për vrasje dhe trafikim të lëndëve narkotike, ekstradohen dy të rinj nga Roma dhe Milano

schedule17:45 - 28 Janar, 2020

schedule 17:45 - 28 Janar, 2020

Dy shqiptarë të dyshuar për vrasje dhe trafikim të lëndëve narkotike janë arrestuar në Itali me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. Interpol Tirana bën më dije se ekstradimi i 32- vjeçarit, I. M (S)., i shpallur në kërkim ndërkombëtar u krye nga Roma, Itali drejt vendit tonë. Gjithashtu po nga specialistët e Interpol Tirana u  krye ekstradimi nga Milano/Itali, i shtetasit shqiptar L. S., 31 vjeç, lindur në Laç.

Informacion i policisë:

Vijon bashkëpunimi dhe shkëmbimi në kohë reale i informacioneve mes Interpol Tiranës me homologët, për kapjen e personave në kërkim, me qëllim ekstradimi.

Kapen në Itali dhe ekstradohen drejt Shqipërisë dy të kërkuar, të dyshuar për vrasje dhe trafikim të narkotikëve.

Nga specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Roma, Itali drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar I. M. (S)., 32 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale” Vrasje në rrethana cilësuese “ kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Përmbledhje e ngjarjes: Më datë 10.05.2019, shërbimet e Policisë Vlorë janë njoftuar për një ngjarje kriminale, për të cilën shtetasi I. M., në bashkëpunim me shtetasit F. T., G. D., D. E dhe A. L. janë autorë të dyshuar se kanë qëlluar me armë zjarri nga automjeti tip “Land Rover” në drejtim të një grup personash, në pjesën e jashtme të një lokali te Ujë i Ftohtë.

Po nga specialistët e Interpol Tirana u  krye ekstradimi nga Milano/Itali, i shtetasit shqiptar L. S., 31 vjeç, lindur në Laç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z. Q. K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, me vendimin penal nr. 271, datë 29.07.2016, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:  Më datë 28.07.2016, në automjetin që drejtohej nga shtetasi L. S. janë gjetur dhe sekuestruar 6 kg e 615 gr. cannabis sativa. Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë Durrës, ky shtetas është larguar menjëherë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë i mundur arrestimi i tyre në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë./abcnews.al