Të dyshuar për spiunazh, shërbimi i sigurisë ruse arreston 3 ukrainas

schedule13:37 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 13:37 - 2 Dhjetor, 2021

Shërbimi i sigurisë ruse (FSB) ka arrestuar tre “spiunë ukrainas”, njëri prej të cilëve po përgatiste një sulm “me eksploziv, duke përshkallëzuar edhe më shumë tensionet mes dy vendeve. Sipas FSB-së, dy prej tyre thanë se ishin rekrutuar nga forcat ukrainase të sigurisë (SBU), në këmbim të 10,000 dollarëve.

Ndërsa i dyshuari i fundit  u arrestua me dy mjete shpërthyese me një fuqi të barabartë me 1.5 kg tritol. FSB njoftoi gjithashtu dënimin e një oficeri që dyshohet se i përkiste shërbimeve të inteligjencës të ushtrisë ukrainase me gjashtë vjet e gjysmë burg nga një gjykatë ruse.

Agjenti i dyshuar, i cili u arrestua në korrik, u shpall fajtor për “koordinimin e përgatitjes dhe mbikëqyrjes së një ekipi  të dërguar në Rusi nga Ukraina”. Arrestimet vijnë në mes të tensioneve në rritje midis dy vendeve, me Kievin që shpreh frikën e një pushtimi të afërt dhe Moskën që është akuzuar për mobilizimin e trupave në kufi.

/abcnews.al