Dhjetë drejtues mjetesh në Fier janë vënë në pranga pasi janë kapur në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi gjatë javës që lamë pas.
Gjithashtu njoftohet se janë pezulluar 5 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
Janë vendosur 1231 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:
-5 masa për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike;
-267 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
-47 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
-89 masa për përdorimin e aparatit celular;
-301 masa për parakalime të gabuara;
-7 masa për shpejtësi mbi normën e lejuar;
-198 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;
-8 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;
-314 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor të cilat janë burim aksidenti. /abcnews.al/