Tani vlen edhe më lirë, Barcelona ul klauzolën e Philippe Coutinho

schedule10:17 / 13/02/2020

Barcelona ka marrë një vendim në lidhje me Philippe Coutinho. Braziliani ofensiv, i cili është i huazuar te Bayern Munchen, nuk bën më pjesë në planet e kampionëve të Spanjës. 27-vjeçari ka një klauzolë largimi prej 120 milion eurosh, shumë që Barcelona ka vendosur ta ulë.

Daily Express raporton se klubi katalanas është gati ta lërë të lirë Coutinhon për shumën e 80 milion eurove. Bayern është shprehur kohë më parë se nuk ka ndërmend të paguajë klauzolën e lojtarit, por ulja shumës mund t’i bëjë gjermanët të mendohen.

Liverpool është klubi tjetër që po shqyrton rikthimin e brazilianit në “Anfield”, teksa ka interesim edhe nga Manchester United dhe Chelsea. Coutinho po zhvillon një sezon pozitiv me Bayernin në aspektin personal dhe deri tani numëron 7 gola të shënuar. /abcnews.al

schedule10:17 / 13/02/2020