“Takova kryeprokurorin”, Kim për situatën e tensionuar: Ata që shkelin ligjin të ndiqen penalisht, 0 përjashtime

schedule12:01 - 22 Prill, 2021

schedule 12:01 - 22 Prill, 2021

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar pak ditë para zgjedhjeve në Shqipëri.

Në një postim në Twitter, diplomatja amerikane bën të ditur se sapo ka takuar kryeprokurorin Olsian Çela dhe se së shpejti do të takoj kreun e SPAK, Kraja ndërsa të hënën ka takuar Drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Sipas ambasadores, mesazhi i SHBA, është ky: “Ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe duhet të ndiqen plotësisht. Asnjë trajtim i veçantë. Pa përjashtime. Askush nuk është mbi ligjin.”