Survejimi i Bashës? Policia përgënjeshtron lajmin

schedule13:04 - 1 Qershor, 2018

schedule 13:04 - 1 Qershor, 2018

Policia e Shtetit në një reagim zyrtar bëri të ditur se Lulzim Basha dhe familja e tij nuk survejohet nga forca policore. Ndërkaq, 3 deputetë demokrate zhvilluan sot një takim me kreun e policisë, Ardi Veliu.

Përmes një reagimi zyrtar, Policia e Shtetit përgënjeshtroi lajmet se familja e Lulzim Bashës mbahet nën vëzhgim nga “Forcat Operacionale Speciale”.

“Me këtë rast theksojmë se z.Basha përfiton nga statusi si kryetar i opozitës, masa shtesë dhe shoqërohet nga forca të Gardës së Republikës. Por nuk ka në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë, monitorim survejues të tij nga strukturat e Policisë së Shtetit”.

Më herët, nënkryetari Edi Paloka dhe deputetet Enkelejd Alibeaj e Flamur Noka, shkuan në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku  përreth 20 takuan titullarin e këtij institucioni Ardi Veliu. Asnjë nga palët në takim nuk dhanë informacion lidhur se çfarë u diskutua në zyrën e Veliut, pavarësisht interesit të lartë të medias.