Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Surprizat” e 7 qershorit në Kosovë/ Rashiti: Për subjektet politike, debati ‘është i panevojshëm’

schedule17:33 - 12 Maj, 2026

schedule 17:33 - 12 Maj, 2026

Drejtor i Grupit Ballkanik për Politikë Naim Rashiti tha se zgjedhjet në Kosovë nuk pritet të sjellin ndryshime drastike në rezultatet politike.

Sipas tij, LDK vazhdon të përballet me ndasi të brendshme dhe mungesë konsolidimi si subjekt i qendrës së djathtë, ndërsa PDK po has vështirësi me lidershipin dhe transformimin pas luftës.

Rashiti theksoi se të dyja partitë hezitojnë të hyjnë në debate të thella politike, duke e konsideruar këtë si të panevojshme për situatën aktuale në Kosovë.



“Zgjedhjet nuk do të sjellin ndryshim drastik në rezultate. LDK ka pasur shumë pakënaqësi të brendshme; kultura dhe tradita e saj ka qenë një krizë e brendshme dhe është rezultat i një demokracie.

 LDK mbetet si targeti kryesor i debateve politike të brendshme. Ka shumë ndasi të mëdha dhe nuk ka arritur të konsolidohet në subjekt të mirëfilltë, sidomos me karakter të qendrës së djathtë.

PDK ka telashet e veta me lidershipin dhe mungesën e konsolidimit; është subjekt që është transformuar nga lufta dhe të dyja këto subjekte e kanë gjetur veten në një situatë shumë të vështirë dhe hezitojnë të futen në ujërat e debatit politik, sepse mendojnë se është e panevojshme për Kosovën.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!