Superiorja në fushë, rreshtimet në dy betejat e ditës

schedule08:27 - 2 Nëntor, 2019

schedule 08:27 - 2 Nëntor, 2019

Superiorja vijon marshimin. Sot luhen dy përballjet e radhës, për llogari të javës së 11-të. Dy takime mjaft interesante, që nisin prej orës 17:00. Teuta rikthehet në stadiumin “Niko Dovana” dhe do të kërkojë maksimumin e pikëve pas dy ndeshjeve të fundit që ka marrë vetëm një pikë.

“Djemtë e detit” nuk do ta kenë të lehtë, duke parë që përballë do kenë Tiranën plot cilësi. Trajneri Bledi Shkëmbi ka zgjidhur problemin e mbrojtjes dhe Todorovski do të zëvendësohet nga Beqja. Nga ana tjetër Ahmataj nuk ka bërë ndryshime nga formacioni i sfidës së shkuar me Luftëtarin.

Në Korçë Skënderbeu përballet me Laçin e Armando Cungut, që edhe këtë herë pritet të luajë me të njëjtin formacion. Sytë janë nga Nwabueze, i cili do tentojë t’i shënojë Skënderbeut që ka pasur shumë probleme në mbrojtje këtë sezon. Trajneri Daja shpreson që sulmuesi Blerim Krasniqi të jetë i gatshëm. Kavajasi ka kaluar një dëmtim që e la jashtë ekipit në dy ndeshjet e fundit, por sot mund ta nisë nga fillimi.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 11
E shtunë, më 2 nëntor 2019, ora 17:00

TEUTA-TIRANA
Teuta: Frashëri, Beqja, Hoxha, Arapi, Kuros, Aleksi, Avdyli, Kallaku, Çyrbbja, E. Vila, Khalid. Trajner: Bledi Shkëmbi
Tirana: Lika, Vangjeli, Osmani, Hoxhallari, Ismajlgeci, Batha, Çelhaka, Cobbinah, Halili, Torasa, Ngoo. Trajner: Julian Ahmataj

SKËNDERBEU-LAÇI
Skënderbeu: Koliçi, Meksi, Dita, Pollozhani, Pëllumbi, Daja, Taipi, Gripshi, Ndecky, Bregu, Krasniqi. Trajner: Ilir Daja.
Laçi: Stajila, Fagaj, Ighnjatovic, Domgjoni, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Teco, Xhixha, Nwabueze. Trajner: Armando Cungu

/abcnews.al