TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas incidentit të rëndë të raportuar në Washington, D.C., ku një person i armatosur qëlloi me armë gjatë një aktiviteti të Presidentit Donald Trump me gazetarët.
Rama e cilësoi ngjarjen “tronditëse” dhe theksoi se sulme të tilla cenojnë lirinë dhe mënyrën demokratike të jetesës. Ai e dënoi ashpër aktin e dhunshëm dhe shprehu lehtësim për faktin se Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe të gjithë të pranishmit janë të sigurt.
“Tronditëse të marrësh lajmin për një sulm të dhunshëm me armë nga një person i armatosur në një hotel në Washington, DC gjatë një aktiviteti presidencial me gazetarë. Një sulm i tillë godet lirinë dhe mënyrën tonë demokratike të jetesës kudo. E dënoj me forcë. I lehtësuar që @POTUS dhe të gjithë të pranishmit janë të sigurt dhe mirë”, shkruan Rama./abcnews.al


