Studioi për histori, por punon në sektorin turizmi/ Kush është vajza nga Mirdita që ka pasion çiftelinë

schedule09:19 - 28 Shkurt, 2025

schedule 09:19 - 28 Shkurt, 2025

Xhulia Gjini është e reja që ka pasion çiftelinë dhe tashmë njihet nga të gjithë si ‘vajza e çiftelisë’. E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo tregoi si lindi pasioni për këtë instrument të veçantë popullor.

Xhulia zbuloi se ajo i ka mbaruar studimet për histori dhe punon në turizëm dentar. Mirëpo, çiftelia është bërë diçka e pandashme në jetën e saj.

“Në fakt unë kam kënduar që në moshën 4 vjeçe, jam rritur me instrumentet, por kam vendosur ta mësojë çiftelinë 20 vjeçe.

Kam afërsisht një vit e pak që e studiojë çiftelinë. Unë kam mbaruar studimet për histori, po kam vendosur të bëjë dhe pasionin tim. Unë banoj në Tiranë, por herë pas vizitojë vendlindjen time. Në familjen time askush nuk di t’i bjerë, por jam rritur me babain tim që ka pasur pasion muzikën.

Unë punoj në turizëm dentar, diçka krejt ndryshe nga muzika. Ata në punë nuk e dinë që unë i bie çiftelisë”, rrëfeu Xhulia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!