Stola shumëngjyrësh në sheshin “Skënderbej”/Veliaj: Opera në natyrë

schedule12:35 - 12 Janar, 2018

schedule 12:35 - 12 Janar, 2018

41 stola shumëngjyrësh të ngjashëm me disa prej shesheve kryesore të Vjenës, apo Mynihut janë vendour në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, dhuratë nga donatorë të huaj që operojne në vendin tonë.

Kryebashkiaku Erion Veliaj vlerësoi se stolat i japin sheshit më shumë mundësi për çlodhje dhe argëtim e vijnë në prag të përgatitjeve të shumë aktiveteve për vitin jubilar të Skënderbeut.

“Kjo dhuratë i jep më shumë shpirt sheshit. Sheshet janë objekte infrastrukture, urbanistike, por nëse nuk kanë shpirt, njerëz dhe jetë, bëhen të padobishëm për qytetin. Sapo është larguar fshati i festave, për t’ia lënë vendin një mobilimi të ri, më pranveror, për njerëzit që do kalojnë më shumë kohë në gjelbërim, ku do të ketë shfaqje opera në natyrë apo me hapjen e Muzeut, në prag të përgatitjeve për shumë aktivitete për vitin jubilar të Skënderbeut”

Ky kontribut sipas kryebashkiakut  vjen në vijim të disa bashkëpunimeve që Bashkia e Tiranës ka me Bashkinë e Vjenës dhe kompanitë austriake në Shqipëri.

“Nëse vjet u fokusuam në Vjenë, sivjet do të jetë Vjena në Tiranë, me një kalendar fantastik si për Operan dhe Baletin, ashtu edhe të hapura për publikun në të gjithë Tiranën”, tha Veliaj.

Stolat janë prodhuar nga Muzeu Quartier i Vjenës dhe vlera për 36 stolat që iu dhuruan Bashkisë së Tiranës është 70’000 euro. Nderkohe pese stolat e tjere vijne nga Ambasada e Austrisë në Shqipëri dhe Bashkia e Vjenës./abcnews.al