Spitalet në rajonin grek në kolaps, s’ka më shtretër për pacientët: Gati mbyllja e madhe

schedule11:50 - 23 Shtator, 2020

schedule 11:50 - 23 Shtator, 2020

Sistemi shëndetësor në Atikë është futur në kolaps pasi numri i të infektuarve me koronavirus vijon të rritet.

Mediat greke raportojnë se në njësitë e kujdesit intensiv nuk ka më shtretër për të sëmurët. Tashmë autoritetet në vend kanë njoftuar se po merren shtretër nga njësitë jo-Covid për t’u çuar tek spitalet ku po trajtohen pacientët me koronavirus, raporton abcnews.al.

Të paktën 580 persona janë duke marrë kujdes shëndetësor në spitalet e vendit. Mosha mesatare e pacientëve të intubuar është 68-vjeç ndërsa bëhet e ditur se në kujdes intensiv ka edhe të rinj mbi 17-vjeç, pa sëmundje shoqëruese.

Sipas asaj që raportojnë autoritetet e shëndetit, rastet në rritje janë rezultat i situatës së krijuar 15 ditë më parë, rreth 5 shtatorit. Në këtë kohë, të gjitë u kthyen nga pushimet dhe më pas u hapën dhe shkollat.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, Greqia numëron 15,928 të infektuar me koronavirus si dhe 352 viktima. s.b/abcnews.al/