SPECIALE/ U prenë në besë! E verteta e rrëzimit të pallateve në Thumanë

13:44 | 18/12/201913:440

A mund të shmangej humbja e jetëve nga tërmeti i 26 nëntorit në pallatet e Thumanës? Pyetje e diskutuar shpesh këto kohë dhe për të cilën banorët e Thumanës, e kanë një përgjigje. ABC News ka mbledhur dëshmitë e të mbijetuarve dhe i ka përballur ato, me deklaratat e Kryeministrit Rama dhe anëtarëve pergjegjës të qeverisë. Çfarë thanë ata pas tërmeteve të 4 korrikut dhe 21 shtatorit? Përse u lejuan të vazhdonin të jetonin në godinat e dëmtuara në strukturë dhe siguria që vinte nga propoganda në ERTV? Institucionet neglizhuan çarjet e strukturës nëpër banesat e tyre deri në momentin fatal kur mëngjesin e 26 nëntorit, pallatet ranë si të ishin prej kartoni. 

Nga Luljeta Progni

Termeti i 26 nëntorit goditi më së shumti qytezën e vogël të Thumanës, ku shembja e dy pallateve mori jetën e 25 njerëzve. Por tragjedia duket se ka qenë e paralajmëruar. Banorët e mbijetuar të këtyre pallateve, shprehen mes lotësh se prej 1 viti e gjysëm kanë jetuar me ankthin e shtëpisë që mund tu binte në kokë. Banesat e tyre kishin pësuar dëme nga termeti i 4 korrikut 2018. Dëme që ishin thelluar nga termeti i 21 shtatorit 2019, dëme që shkaktuan tragjedinë  më 26 Nëntor 2019.

Sipas të mbijetuarve autoritetet vendore, kishin shkuar i kishin parë shtëpitë në tetor, por nuk u kishin thënë që të mos hynin brenda.

Një grua në moshë shprehet për mikrofonin e Abc News: “Ju dhamë letrat, i fotokopjuan letrat e shpisë, edhe ma s’erdhi kush me u pa shpinë”.

Ndërsa një burrë, shprehet se “kanë ardhë i kanë shiku por jo me kompetencë ta plotë, pra nuk na thanë të rrimë apo të dalim”.

Kujtojmë se Kryeministri u kthye me urgjencë nga Frankfurti për të mbledhur qeverinë mesnatën e 21 shtatorit.

“E bëjmë këtë mbledhje të jashtëzakonshme pasi jemi gjendur në një situatë të jashtëzakonshme, të një termeti të fortë që ka tronditur dhe ka alarmuar gjithë njerëzit. Ekipet stafet emergjencave do të inspektojnë nga afër çdo rast. Këto dëmtime strukturore të banesave e ndërtesave mund të rrezikojnë qytetarët. kjo është gjëja më urgjente që duhet bërë duke nisur nga neser”, tha ai.

Më datë 2 Tetor 2019, Rama do të garantonte banorët se dëmet janë sipërfaqësore dhe nuk ka asnjë rrezik.

“Për të gjithë ata që janë të shqetësuar nga plasaritjet apo rastet kur ka godina të ndara, Instituti i Ndërtimit ka bërë punë voluminoze dhe po vazhdon dhe ata që s’kanë parë ende ekspertë rreth e rrotull ju them të bëjnë durim se për momentin s’ka asnjë rrezik. Rezulton se plasaritjet janë sipërfaqësore, së dyti në rastet kur shohim vijat ndarëse në mure janë rezultat i fugave sizmike”, shprehej ai.

Por vrulli i parë i Kryeministrit dhe i qeverisë për të riparuar pasojat e tërmetit të 21 shtatorit, do të binte shumë shpejt. I fundit komunikim do të ishte 11 ditë pas tërmetit të 21 shtatorit, kur kryeministri doli në një konferencë të shumëpritur, por jo për pasojat e tërmetit dhe atje sqaroi çfarë kishte bërë ekipi i tij dhe çfarë pritej të ndodhte në vazhdim.

Ai e mbylli komunikimin më 2 tetor, me urimin që vendi të mos shohë më një termet të fortë. “Dhentë Zoti të mos ketë një të dytë në kohën që na ka mbetur mbi tokë, brezit tim se ju jeni të ri dhe mund të shihni termete te tjera…”

Ajo që ndodhi pas kësaj deklarate, tashmë dihet… e mbiejtuara mes lotësh e pershkruan kështu:”Duheshin të vidsnin 17 vetë vetem në pallatin tonë që neve të na vinin në ndihmë!”.

/abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono