Gjykata e Posaçme shpall të pafajshëm për korrupsion pasiv ish shefin e Rrugores Roven Zeka. Për trupin gjykues nuk provohet se e ka kryer veprën penale, ndaj në seancë u vendos të hiqet masa e arrestit të shtëpisë.
SPAK kishte kërkuar dënimin e tij me 4 vite burg, dënimi të zbriste në 2 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe të konvertohej në 3 vite shërbim prove. Ish shefi i rrugores i dyshuar nga SPAK për korrupsion
Oficeri Edison Tabaku u dënua me 3 vite burg, zbret dënimi në 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar, konvertohet në 4 vite shërbum prove.
Nga hetimet që kreu prokuroria e posaçme, Zeka dhe dy ish-zyrtarët Edison Tabaku (oficer i policisë gjyqësore) dhe Sokol Novaku (shef i sektorit të aksidenteve), i akuzoi ata se kanë marrë para nga një grua e cila kishte bërë aksident, që prej tyre të mos referohej cështja në prokurori dhe për aksidentin të mos nisnin hetime. Sokol Navaku u dënua me 3 vite burg, 2 vite me gjykim të shkurtuar. I pezullohet dënimi dhe konvertihet në shërbim prove./abcnews.al


