Spaho: Kemi materiale kompromentuese për ministrat, do ketë protesta

schedule21:30 - 28 Maj, 2018

schedule 21:30 - 28 Maj, 2018

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho paralajmëron se opozita do publikojë edhe të tjera të dhëna kompromentuese për ministra të qeverisë, që ilustrojnë akuzat e saj. Spaho tha se në mbledhjen e grupit parlamentar është vendosur që protestat do vazhdojnë e madje edhe të zgjatura në kohë.

Spaho: Do të ketë edhe protesta të mëdha e të zgjatura në kohë, por do të duhet të punojmë fort me opinionin publik për ta ndërgjegjësuar të marrë pjesë në protestë e të rezistojë deri sa qeveria të dorëzohet.

Milori: Keni materiale kompromentuese për qeverinë?

Spaho: Janë shfaqur pafund , vetëm me këto që janë shfaqur çdo lloj qeveri do kishte rënë. Për të tjerat në kohën e vendin e duhur do i bëhen me dije opinionit publik.

Milori: Këto materiale kanë të bëjne më misnitra apo të afërm
Spaho: Ka për të gjithë palët, edhe për kryetarët e bashkive edhe ministrat që negociojnë me kriminelë për shit-blerje vote.

Milori: I keni këto materiale?

Spaho: Besoj se kjo përgjigje që dhashë mjafton. /abcnews.al