Sondazhi konfirmon dominimin e kuq, Liverpool skuadra më e dashur në Angli

schedule14:58 - 5 Qershor, 2020

schedule 14:58 - 5 Qershor, 2020

Vitet e fundit kanë qenë fantastike për Liverpool. Jurgen Klopp ka formuar një grup fantastik dhe të fortë, skuadra luan një futboll spektakolar dhe trofetë nuk mungojnë. Sezonin e kaluar u fitua Champions League, Superkupa e Evropës dhe Botërori i Klubeve.

Sivjet do të festohet titulli kampion, trofe që mungon prej 30 vitesh në “Anfield”. Liverpool ka dominuar Premier League këtë sezon, duke fituar 27 nga 29 ndeshjet e zhvilluara. YouGoov FootballIndex ka kryer një sondazh rreth skuadrës me më shumë tifozë në Britaninë e Madhe.

 

Dhjetë klubet e Premier League me më shumë tifozë

“The Reds” kryesojnë me 8.3% të preferencave, duke qenë klubi më i dashur i britanikëve. Më pas renditet Manchester United me 6%, ndërsa podi kompletohet nga Chelsea, që mbështetet nga 3.1%.

Manchester City dhe Arsenal kanë nga 2%, ndjekur nga Tottenham (1.8%) dhe Wolves (1.5%). Dhjetëshja e parë plotësohet nga Newcastle, Everton dhe Aston Villa, klube që kanë shumë tifozë në ishull. /abcnews.al