Sondazhi: 81% e serbëve kundër njohjes së Kosovës

schedule16:08 - 28 Mars, 2018

schedule 16:08 - 28 Mars, 2018

81% e qytetarëve të Serbisë nuk do të pranonin pavarësinë e Kosovës madje edhe sikur kjo të ishte kusht për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Kjo është zbuluar nga një studim i publikuar nga Institutiti për Çështje Europiane, i realizuar në bashkëpunim me shtëpinë hulumtuese “Ninamedia”. Sondazhi gjithashtu tregon se ndërmjet BE-së dhe Kosovës, shumica dërrmuese e të anketuarve do të zgjidhte Kosovën.

Ndërkohë, 43% e tyre mendojnë se Kosova është territor i humbur i Serbisë tashmë, ndërsa 45% mendojnë të kundërtën. Prej tyre, shumica që mbështesin pavarësinë e Kosovës janë të rinj. Sondazhi është realizuar nga 16 deri më 20 Mars dhe në të kanë marrë pjesë mbi 1 mijë të anketuar./abcnews.al