Sondazhi: 77 për qind e amerikanëve, kundër Trump për armët

schedule21:43 - 20 Shkurt, 2018

schedule 21:43 - 20 Shkurt, 2018

Një sondazh i publikuar në mediat amerikane ka vënë në dukje se 77 për qind e qytetarëve amerikanë janë kundër presidentit Donald Trump sa i përket ligjit për armët.

Shumica e qytetarëve amerikanë mendojnë se si presidenti Trump ashtu edhe Kongresi nuk bëjnë sa duhet për të parandaluar vrasjet në masë. Kështu thotë një sondazh i përbashkët i “ABC News” dhe “Washington Post”, i cili ka vënë në dukje se të këtij mendimi janë 77 për qind e popullsisë, të paktën ndaj Kongresit. Kur bëhet fjalë për presidentin, kuota zbret në 62 për qind, gjithësesi e lartë.

Sa i takon aprovimit të ligjeve, 58 për qind e të intervistuarve beson se masat më të ashpra për armët mund të kishin shmangur masakra si ajo e javës së kaluar në Florida. Sidoqoftë, amerikanët nuk i kanë idetë e qarta për ligjet që duhen për të ulur krimet që vijnë nga liria e armëmbajtjes. Vendi është i ndarë sa i takon ndalimit të armëve automatike, masë për të cilën 50 për qind janë pro; ndërsa 46 kundër.

Sipas sondazhit, 77 për qind e njerëzve mendojnë se duhen kontrolle më të mira për shëndetin mendor; ndërsa për 42 për qind do të ishte më mirë të armatoseshin mësuesit. Një ditë më parë, vetë Trump u shpreh i hapur për ndryshime në ligjin për armët, për forcimin e sistemit federal të kontrollit./abcnews.al