Skiatorët francezë në garën Alpine në Dardhë të Korçës

schedule15:51 - 3 Shkurt, 2019

schedule 15:51 - 3 Shkurt, 2019

Një garë ndërkombëtare u organizua në pistën e Dardhës në Korçë. Përkrah skiatorëve shqiptarë, konkurruan edhe sportistë të ardhur nga Alpet e Francës.

Do të kishte një herë të parë.

Në pistën e skive alpine në Dardhë u organizua një garë që nuk ishte zhvilluar kurrë, një konkurrim ndërkombëtar. Pika turistike në rrethin e Korçës priti skiatorë nga Shqipëria, por edhe nga Franca, një ekip nga qyteti i Kurshevelit.

Bashkë me sportistët, nga vendbanimi në Alpe erdhi edhe një juri që ndihmoi në përmirësuan organizimin e garë së quajtur “Korça Open”. Për presindentin e Federatës Shqiptare të Skive, Elvis Toçi, kjo është ngjarje e madhe për Shqipërinë.

Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, ka ambicie që të bëhet më shumë se kaq. Ambasadorja franceze Kristin Vasak, vlerëson bashkëpunimin me Korçën.

“Organizim i sotëm është falë mbështetjes së shkollës së skive në Kurshëvel të Francës që dhanë suportin dhe ndihmën për organizatorët që gara e skive “Korca Open” të shkojë më së miri.”

Në aktivitet morën pjesë ekipe shqiptare nga Korça, Kukësi, Puka dhe Durrësi, por ashtu edhe skuadra franceze nga qyteti alpin që ka pistat më të mëdha të botës.

Garat ishin për të rinj, të rritur dhe veteranë. Fitues, sipas kategorive, ishin Kudret Beqaj për të rinj, Marsel Biçoku për të ritur si dhe Ardian Xhaxho për veteranë./abcnews.al