Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“S’jemi kriminelë, i mbajmë 500 punëtorë e mbi 1000 fermerë”, Spahija godet Mujën

schedule20:14 - 2 Korrik, 2026

schedule 20:14 - 2 Korrik, 2026

Drejtori gjeneral i fabrikës së qumështit “Vita” në Istog, Artan Spahija ka treguar në kronologji komunikimet e vazhdueshme që i ka pasur me zyrtarë institucionalë dhe njoftimet mbi gjendjen e stoqeve, para se dhjetëra inspektorë paparalajmërim t’ia mësyjnë kësaj fabrike të enjten pasdite.

Ai ka thënë se dyert e fabrikës kanë qenë çdoherë të hapura, por jo që të vijnë në këtë mënyrë dhe në një numër kaq të madh të inspektorëve.

“Para dy muajve në zyrën që kemi mbajtë takimin me ministrin Muja, me Mimozën, ka qenë drejtori i AUK-it, i Doganës dhe kanë kërkuar që të vijnë t’i marrin mostrat, dhe ne kemi qenë të hapur, por jo në këtë mënyrë tinzare, me ardh diku përafërsisht me rreth 7 makina, e 20 e diçka inspektorë”, ka thënë ai.



Ai ka thënë se nuk janë kriminelë dhe se janë ndër fabrikat e para në Kosovë dhe më të mëdhatë, duke punësuar qindra punëtorë e mijëra fermerë.

“Ne nuk jemi kriminelë, I mbajmë mbi 500 punëtorë dhe mbi 1000 fermerë.”, ka thënë ai.

Drejtori Spahija ka treguar edhe për komunikimet me një zyrtare të Ministrisë, që sipas tij, as nuk ka treguar emrin.

“Ka ardhur një zonjë që nuk n aka prezantuar emrin, por si këshilltare e ministrit edhe na ka dhënë këtë vendim. Ky vendim që ministri e ka marrë enkas për ne, është i nënshkruar sot dhe sot ky zbatohet nga shumë njerëz. Unë i kërkova zonjës, ku është prokuroria dhe policia, se nëse unë jam kriminel, atëherë e kam vendin në burg.”, ka thënë ai.

“Unë i kam 2 milionë litra në stok që i kam njoftuar, se ministri dhe AUK-u krejt e-mailet i kanë. Ne i kemi mbi 500 mijë litra qumsht në pika të tjera. Për hir të Kosovës ne i kemi investuar diku rreth 2.5 milionë euro”, ka thënë ai ndër të tjerash.

Spahija i ka cilësuar si të gabuar veprimet e ministrit, pasi sipas tij, ai po shkatërron diçka që është ndërtuar me mund për vite të tëra dhe po dëmton vetë punëtorët dhe fermerët.

“Unë mendoj se ministër ke bëtë shumë gabim, se qumshtorja Vita është ndër më të mëdhatë në Kosovë, qumshëtorja Vita i ka rritë këta fermerë dhe bashkë jemi rritë. Dhe, ti ministër je duke e shkatërru një punë të madhe që është ndërtuar tash e sa vite në Kosovë. Ne nuk jemi produkte të Serbisë, ne jemi të Kosovës.”, ka shtuar Spahija. /Klankosova.tv

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!