Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Situatë e rëndë në Rrugovë, zjarri ngjitur me banesat

schedule17:26 - 3 Gusht, 2021

schedule 17:26 - 3 Gusht, 2021

Vatra të zjarrit janë hapur në zonën e Rugovës, ndërsa sipas banorëve atje, këtë herë flakët janë në afërsi të shtëpive. Express ka tentuar të marrë informacione edhe nga policia për situatën me zjarret në Rugovë, por nuk janë përgjigjur.

Po vijon situata me zjarret në vend, ashtu siç po ndodh edhe në shtete të tjera të botës për shkak të temperaturave të larta. Vatra të zjarreve janë raportuar edhe në rajonin e Prizrenit, Suharekës, Ferizajt etj.



Ndërsa nga Rugova kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes vetë banorët.

Policia apelon qytetarët që në asnjë mënyrë mos të ndizen zjarre, pasi që ato nuk mund të kontrollohen dhe paraqesin rrezik, si për jetën ashtu edhe për pronën.

Gjendja me zjarret në vend po monitorohet nga ekipet e zjarrfikësve dhe FSK-ja.

Meteorologët kanë parashikuar temperatura të larta edhe në ditët e ardhshme. /Gazetar Express/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!