“Situata në Shqipëri është dramatike?” Skënder Brataj tregon ku dyshon se mund të jetë infektuar

schedule21:32 - 3 Prill, 2020

schedule 21:32 - 3 Prill, 2020

Në një lidhje me “Skype” me gazetarin Mustafa Nano në “Provokacija”, mjeku Skënder Brataj i cili është tashmë i prekur nga COVID-19 ka folur për pandemi e shkaktuar na kornavirusi.

Brataj u shpreh se infektimi i doktorëve sipas studimeve të bëra në vendet ku infesksioni u përhap ka treguar se edhe stafi mjekësor është i prekur.

“Jemi në linjën e parë dhe kemi të bëjmë në mënyrë të drejtëpërdrejtë me pacientin e infektuar. Momentet e infeksionit të parë që u zbulua në Shqipëri ishte data 8 mars. Por deri në ato momente duke pasur parasysh edhe periudhën e inkubacionit , mendohet se virusi ka qenë disa ditë para datës 8.

Si mund ta keni marrë virusin?

Brataj: Nuk e kam idenë si mund ta kem marrë virusin. Por ne kishim një fluks shumë të madh përveç pacientëve. Kishim trajnim të stafit, afërsi me njerëzit, më pas u kaluam direkt në praktikën e  rasteve të infektuar.

Procedurat që kanë shumë rëndësi është mënyra e veshjes sepse duhet që asnjë pjesë e trupit nuk duhet të mbetet pa veshur. Një mënyrë e rëndësishme është edhe  momenti kur zhvishesh sepse mund të jetë infektuar e gjithë uniforma. Ndoshta kanë qenë ato momentet e shkujdesjes.

I ndalur te Italia, Brataj theksoi se masat për situatën e COVID-19 i mori me shumë vonesë.

“Janë disa veçori që bëjnë difenrecën në Itali. Mosha atje është shumë e madhe. Italia pati valën e parë, efektet e Italisë sot po i pëson Spanja. Kam vënë re se masa më efikase është izolimi. Për fat të mirë e morëm që në fillim dhe kjo ka dhënë rezultat.

Në këto rajone shumë shqiptarë bënë gabimin e madh duke u kthyer në Shqipëri. Po ta shikojmë, të gjitha infeksionet janë të importuara nga Italia.

Më tej Brataj theksoi se Italia ka sistetmin e tretë më të mirë në botë, por infeksioni u kap me shumë vonesë.

Pati shumë pneumoni të pashpjegueshme. Kjo tregon se infeksioni ishte edhe më parë. Një studim tjetër tregoi se ka shumë faktoi që e çoi Italinë në atë përvojë”, deklaroi Brataj.

Kur u kthyet në Shqipëri si e gjetët sistemin shëndetësor?

Brataj: U ktheva në 2015 dhe Ministria e Shëndetësisë më kërkoi të bashkëpunoja për Urgjencën. Në 2014 sapo ishte bërë ligji mbi shërbimin e Urgjencës mjekësore, dhe në mars erdha të merrja pjesë në hartimin e strategjisë.

Kush ju ftoi në Shqipëri?

Brata: Ministria e Shëndetësisë. Sistemin e njoh sepse kam qenë në kontakt. Në vitet 2000 fillova të interesohesha për shërbimin e Urgjencës sepse në Shqipëri nuk kishte specializim të Urgjencës. Në 2004 u mundova që të bëhej pjesë e unisveristetit, por nuk munda për shkak të burokracisë.

Gjithashtu ai theksoi se shprehja “nuk bëhet” është më e urryer. Ne jemi vendi më i pasur, nuk ka shtet të botës që të mos ketë shqiptarë, mjekë, artistë, infermierë. Trurin e Shqipërisë që e kemi parë nëpër botë. Përsëris, që Ministria e Shëndetëssië duhet të gjejë kanalet bashkëpunimit me këta njerëz, jo duke i kërkuar të lënë gjithçka.

Për herë të parë çdo shqiptar nuk kurohet dot në ndonjë vend tjetër, por vetëm nga mjekët shqiptarë. Është edhe pak faji jonë, i vetë mjekëve. E kemi lënë këtë fushë betejë në duart e të tjerëve. E kemi lënë fatin tonë të na gjykojnë të tjerët.

Faktorët janë të shumtë, sidomos kur bëhet politizimi i një profesioni. Vërtet themi se mjekësia ka nivel të huaj. Nëse nuk mbrojmë vetën tonë nuk mund të tregojmë se kush jemi. Është absurde të fusësh mjekun në burg pa qenë i sigurt që ka gabuar.

Nuk kemi pse të fshihemi pas fenomeneve që ndodhin. Shpeshherë në trajtim i pyes se çfarë do të bënin nëse në një vizitë në shtëpinë e një qytetari do ti ofronin para, si do të silleshin. Më shohin të habitur. Duhet gjenduar forma dhe ana e shpërblimit të personave që i dedikojnë jetën.

Sistemi imunitar i shqiptarëve, është i ndryshëm, më i dobët, më i fortë?

Brataj: COVID-19 është një infeksion viral, i cili ka kohëzgjatjen e tij. Ne bëjmë krahasim me gripin. Mendoj që do ta kalojmë këtë periudhë.

Situata në Shqipëri është dramatike?

Brataj: Për fatin e mirë jo.

Prisni të bëhet më dramatike?

Brataj: Mendoj se ka akoma rritje për një periudhë akoma të shkurtër, por jo si vendet e tjera. Them se duhet të ruhet akoma distancimi social.

Më tej Brataj u shpreh se sot janë vendosur 54 respiratorë të rinj dhe numri i të sëmurëve është i përballueshëm me numrin e respiratove, ndërsa theksoi se respiratorët do të mbetën në Shqipëri pas largimit të COVID-19.

“Në Shqipëri është një rezervë shumë e mirë e respiratorëve. Po nuk patëm një mekanizëm kontrolli besimi ka humbur”, u shpreh Brataj./abcnews.al