Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Situata në PD, Rama mesazh “të koduar”: Nuk keni pse garoni për të treguar se cili është më i poshtër

schedule20:21 - 6 Janar, 2022

schedule 20:21 - 6 Janar, 2022

Prej kohësh tashmë kryeministri Edi Rama zgjedh që ta komentojë situatën aktuale në Partinë Demokratike në mënyrë jo të drejtpërdrejtë duke publikuar thënie nga figura të shquara.

E radhës është një frazë nga novelisti rus Dostojevski.

“Rrini të qetë! Në ferr ka vend për të gjithë dhe nuk ia vlen të bëni një garë kaq të ashpër për të treguar se cili është më i poshtër se tjetri,” është fraza e cituar kësaj radhe nga kreu i qeverisë.



EDI RAMA NË FACEBOOK

Rrini të qetë!

Në ferr ka vend për të gjithë dhe nuk ia vlen të bëni një garë kaq të ashpër për të treguar se cili është më i poshtër se tjetri!

Dostojevski

Kryeministri nuk i ka kursyer herë pas here komentet dhe ironinë rreth “betejës” aktuale në PD që sipas tij po zhvillohet mes “një kufome politike grata dhe një non grata.” Edhe ndërsa ndante çelësat e banesave të rindërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit, Rama nuk ka ngurruar të bëjë batuta me brava, të cilat së fundmi lidhen shpesh me Selinë Blu. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!