Si u krijua imazhi i koronavirusit për herë të pare?

schedule12:11 - 6 Prill, 2020

schedule 12:11 - 6 Prill, 2020

Thumba të kuq mbi një top gri betoni. Shumë njerëz kanë në mendje këtë imazh kur mendojnë për koronavirusin. Është virusi siç e kanë imagjinuar Alissa Eckert dhe Dan Higgins nga agjencia shtetërore amerikane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve, CDC. Dhe është krijuar për t’i dhënë një imazh rrezikut.

Në mes të janarit, atyre iu kërkua që t’i jepnin një identitet virusit, thotë Eckert për New York Times. “Kërkohej diçka për të tërhequr vëmendjen e publikut”.

Me ndihmën e botimeve të specializuara dhe programeve kompjuterike, dy ilustratorët mjekësorë, që portretizojnë edhe të tjera viruse dhe baktere në kompjuter, nisën punën dhe e përfunduan pas gati një jave.

Por si vendosën mbi ngjyrat për një virus pa ngjyrë? Ata thonë se ngjyra gri dhe e kuqe e bëjnë më të dukshëm.

Sepse në fakt koronaviruset janë kaq të vogla, sa mezi shihen edhe në mikroskop elektronik- edhe aty shfaqen bardhezi. Ngjyra e vërtetë e koronës: pa ngjyrë.

Ashtu si vetë virusi, edhe imazhi u përhap në mbarë botën. Por ky në thelb është një punim artistic.

Kjo është arsyeja se përse sfondi i përgjithshëm është gri. Si një gur, që është i prekshëm.

Komponentët e tjerë: proteina e kuqe është ajo që lidhet te qelizat njerëzore. Më pas është proteina e verdhë që ndihmon virusin të futet në qelizë. Në fund janë proteinat portokalli, që i japin virusit formën.

Ky imazh tani ka pushtuar botën. Edhe fëmijët e vizatojnë në mënyrë të ngjashme./abcnews.al