Si do të jetë moti këtë javë? Meteorologia: Mëngjese dimri, erë dhe shi në këto zona

schedule08:46 - 25 Tetor, 2021

schedule 08:46 - 25 Tetor, 2021

Shqipëria këtë javë do të karakterizohet nga një mot i kthjellët dhe me vranësira në Jug dhe Juglindje të vendit. Meteorologia Lajda Porja u shpreh për Abcnews.al se mëngjeset do të jenë të ftohta, por mesdita do të sjellë temperatura të larta deri në 21 gradë. Problem do të jetë era.

Vendi jonë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme. Moti i kthjellët do të jetë dominant në bregdet dhe zonat e ulëta, vranësira të shpeshta do të kenë zonat malore, përjashtuar ditën e sotme që do të ketë shira të pakët në Jug dhe Juglindje. Pritet që deri të premten moti të jetë i kthjellët.

Përsa i përket vlerave termike, ka pasur rënie në orët e para të mëngjesit, në zonat e ulëta dhe bregdetare do të jenë të freskëta nga 9-14 gradë, ftohtë në zonat malore, 2 gradë në zonat e banuara, në fshatra të thella edhe në vlera negative. Mëngjeset do të jenë të ftohta gjatë kësaj jave, por mesditë do të jetë ngrohtë duke qenë se do të ketë rritje të temperaturave.

Sot maksimalja parashikohet të shkojë 21 gradë, gjatë javës do të shkojmë 22 dhe 23 gradë në shtrirjen perëndimore. Era do të jetë problematike sidomos në mbrëmje dhe gjatë natës duke bërë që i ftohti të ndihet më shumë duke qenë se era do të jetë veriore dhe verilindore”.

Në të njëjtat kushte atmosferike do të jenë edhe vendet e rajonit. “Edhe vendet e rajonit ndikohen nga masa të qëndrueshme. Në Kosovë do të jetë një mot shumë i ftohtë, në vlera -1 gradë. Mëngjeset do të jenë të ftohta. Në Maqedoni dita ka nisur me shira. Nga e marta do të kemi rritje të lehtë. Era do të jetë problematike si për Kosovën dhe Maqedoninë duke bërë të ndihen si ditë dimri” tha Lajda Porja./ Abcnews.al