Shtyhet rikthimi i Agueros, Guardiola: Vuan për të kapur formën më të mirë

schedule14:39 - 19 Shtator, 2020

schedule 14:39 - 19 Shtator, 2020

Pep Guardiola do të presë edhe ca kohë për rikthimin e Sergio Agueros në fushë. Manchester City do të zhvillojë të hënën në mbrëmje ndeshjen e parë për sezonin e ri në Premier League, teksa do të luajë në fushën e Wolves.

Trajneri spanjoll flet rreth gjendjes së goleadorit argjentinas në konferencën për shtypin, duke zbuluar se sa kohë do të qëndrojë “El Kun” jashtë fushave të blerta.

E kishim të qartë që dëmtimi i Agueros ishte problematik. Lojtari nuk ka kryer akoma stërvitje me ekipin. Sergio, për fat të keq, është një djalë që nuk kthehet menjëherë në gjendjen e tij më të mirë fizike.

Qëndron jashtë prej një kohe të gjatë, kështu që do të jetë gati brenda një ose dy muajsh“, deklaron trajneri i Manchester Cityt. /abcnews.al