Shtohen prurjet në Vjosë: Situatë e njëjtë me atë të vitit 2015

schedule11:13 - 2 Dhjetor, 2017

schedule 11:13 - 2 Dhjetor, 2017

Dalja nga shtrati e lumit Vjosë ka përmbytur 3000 ha tokë bujqësore në Ferras, Frakull dhe Cerven.

Në këto zona janë evakuuar 68 familje ndërsa bagëtite  janë evakuuar që prej pasdites së të premtes.

Sipas të dhënave nga shtabi i emergjencave në prefekturën e Fierit prurjet do të vazhdojnë, ndërsa në mesditë ato do të shënojnë kulmin e tyre duke shkuar në nivelet e vitit 2015.

Lumi Vjosë ka përmbytur fshatin Ferras, si është bllokuar qarkullimi që të çon në këtë fshat. Ndërsa vazhdojnë operacionet e forcave të armatosura për t’u ardhur në ndihme banoreve në rrezik./abcnews.al

 

https://youtu.be/tIRxc57l5MU