Shtatë të vdekur, rritet numri i rasteve të reja në Kosovë

schedule15:14 - 4 Mars, 2021

schedule 15:14 - 4 Mars, 2021

Është rritur numri i të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Sipas të dhënave, nga 3.674 mostra të marra, 591 kanë rezultuar pozitive brenda 24-orëve. Gjithashtu, janë regjistruar 7 vdekje dhe 386 janë shëruar.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (78, 68 vjeç), Ferizaj 1 rast (68 vjeç), Gjakovë 1 rast (83 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç), Prishtinë 1 rast (70 vjeç) dhe Viti 1 rast (72 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 71.344 raste nga 319.338  persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.627 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 386 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 61.014 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.703. g.v/abcnews.al