Shqiptari kapet me 100 mijë paund, si i kishte fshehur në makinë

schedule16:51 - 27 Janar, 2021

schedule 16:51 - 27 Janar, 2021

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar në Angli, pasi u kap me 100 mijë paund. Mediat britanike raportojnë se Ajet Balesi, 29 vjeç, shtetas shqiptar që jeton në Ramsbottom, afër Bury, u arrestua në terminalin e Kent më 24 janar.

Ai u mor në pyetje, së bashku me dy persona të tjerë me të cilët po udhëtonte, nga hetuesit e NCA pasi oficerët e Forcës Kufitare gjetën paratë, të cilat ishin fshehur tek kroskoti mjetit të tij Mercedes që po drejtonte.

Paratë u sekuestruan pasi dyshohet se janë fituar nga aktivitete kriminale. Balesi akuzohet pasi u përpoq të fshihte dhe transferonte paratë e krimit dhe u paraqit para Magjistraturave të Folkestonit dje, më 26 janar.

Ai u caktua në paraburgim deri në paraqitjen e tij të radhës në Canterbury Crown Court në 1 mars.

“Kjo ishte një shumë e konsiderueshme parash, për të cilën ne dyshojmë se janë të ardhura nga trafikimi i drogës dhe aktivitete të tjera të paligjshme. Marrja e fitimeve nga anëtarët e krimit të  organizuar do të thotë se ata nuk mund t’i investojnë më ato para në krimin e mëtejshëm, dhunën dhe shfrytëzimin. Duke punuar me partnerë të zbatimit të ligjit si Forca Kufitare, ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që mundemi për të prishur këtë fluks parash të paligjshme”, tha komandanti i degës së Agjencisë Kombëtare të Krimit Martin Grace. g.v/abcnews.al