Shqiptarët më të refuzuarit e BE-së pas ukrainasve

schedule15:46 - 20 Maj, 2022

schedule 15:46 - 20 Maj, 2022

Nga Ajgena Korbi

Shqiptarët vjet u renditën ndër shtetasit më të refuzuar nga Bashkimi Evropian. Rreth 139 mijë personave nga vendet jo anëtare sipas EUROSTAT iu refuzua hyrja në BE në vitin 2021. 1% më shumë se një vit më parë.

Qytetarët ukrainas përbënin numrin më të madh të refuzimeve me  50 200. Më pas vinin shqiptarët me 18 600 dhe moldavët me 9100  refuzime. Numri më i madh i refuzimeve të hyrjes u raportua nga Hungaria ndjekur nga Polonia, Kroacia dhe Rumania.

Ndërkohë rreth  681 mijë persona sipas EUROSTAT ose 22% më shumë se në vitin 2020 u zbulua se qëndronin në mënyrë të paligjshme në vendet e Bashkimit Evropian.

Franca raportoi numrin më të madh të emigrantëve të paligjshëm nga vende jashtë BE.  Më pas Hungaria dhe Gjermania.  Kryesisht ishin sirianë dhe afganë. Rreth 342 mijë prej tyre urdhëruan të largohen nga territori i shteteve  të Bashkimit Europian.

Sipas të dhënave të EUROSTAT numri më i madh i personave që morën udhrin e largimit ishin  algjerian, shqiptarë dhe maroken. 82 mijë e 700 qytetarë nga shtete jashtë BE pas këtij urdhëri u kthyen në një vend tjetër.

Ukrainasit dhe shqiptarët kryesuan listën me nga 9400 persona. /abcnews.al/