“Shqiptarët duhet të zgjedhin me votë të lirë”, Basha: Beteja e opozitës janë zgjedhjet e parakohshme

schedule10:24 / 12/02/2020

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas takimit me ambasadorin e BE-se Luigi Soreca ëstë shprehur se beteja e opozitës dhe e të gjithëve është e rëndësishme zhvillimi i zgjehdjeve të parakohshme.

Basha ndër të tjera në deklaratën e tij për mediat ka theksuar se gjithçka që po ndodh në vend është produkt i vetë qeverisë me në krye Edi Ramën.

E gjithë beteja jonë është që zgjedhjet e parakohshme të bëhen sa më shpejt që shqiptarët të zgjedhin me votë të lirë përfaqësuesit e kuvendit të bashkive është e vetmja zgjidhje për daljen nga kriza politike, për të ndalur gremisjen e vendit për të zgjedhur qeverisjen e tyre që të krijojë më shumë mundësi për punës. Gjithaçka që po shohim në vend është produkt i krizës politike është formuar nga modeli i KÇK që është modeli i vetë qeverisë e atij që është në pushtet. Zgjedhje parlamentare në një ditë me ato qëndrore nuk janë dëshire por domosdoshmëri, është thirrja e çdo shqiptari për të nxjerrë vendin nga kriza kjo është beteja”, tha Basha.

Gjithahstu ndë daljen e tij për mediat kryedemokrati ka theksuar se opozita është e angazhuar për tryezën zgjedhore, dhe sipas tij ato po bëjnë çdo përpjekje që reforma zgjedhore të përfundojë me 15 mars por një pjesë të rëndësishme ka dhe pala tjetër që ka sot pushtetin. /abcnews.al

schedule10:24 / 12/02/2020