Shqipëria “përvëlohet” nga temperaturat e larta, njihuni me parashikimin e motit për sot

schedule07:06 - 3 Korrik, 2022

schedule 07:06 - 3 Korrik, 2022

Shqipëria

Vendi ynë mbtetenën dominimin e moti të kthjellët dhe temperaturave të larta përgjatë gjithë 24-orëshit. Sipas MeteoAlb, kjo situatë meteorologjike do të vijojë deri në orët e vona të pasdites kur pritet kalim i vranësirave në zonat malore por nuk priten reshje. Përqindja e lartë e lagështirës në ajër do të bëjë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 40°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi max 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Republika e Kosovës

Republika e Kosovës; deri në mesditë PARAQITET në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë POR orët e pasdites do të sjellin  kalime vranësirash nëpër territor, duke krijuar mundësi për reshje të izoluara në zona të thella në veri të Kosovës. Ky stabilitet i atmosferës mbetet prezente edhe gjatë natës.

Maqedonia e Veriut

MV për-gjatë paradites paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët POR orët e pasdites do të kenë kalime vranësirash në të gjithë MV, megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero.  Kjo situate e motit të qëndrueshëm do të na shoqërojë në mbrëmje dhe  gjatë natës.

Rajoni dhe Europa

Do të vijojnë, stuhitë e erës dhe rrebeshet e shiut në Europën veriore dhe pjesërisht në Qendëer të kontinentit. Po ashtu, rrebeshet e shiut dhe mini-stuhitë e forta të erës do të përfshijnë Europën Jugperëndimore ndërsa e gjithë pjesa tjetër e Evropës paraqitet nën dominimin e motit të qëndrueshëm KU kthjellimet dhe temperaturat e larta do të mbeten dominante.

/Abcnews.al/