“Shqipëria në Grupin e Klubit 6 mujor”, ministria e Jashtme: Lehtësohet lëvizja e shqiptarëve drejt SHBA dhe anasjelltas

schedule16:57 - 29 Nëntor, 2023

schedule 16:57 - 29 Nëntor, 2023

Lehtësohet lëvizja e shtetasve shqiptarë nga Shqipëria drejt SHBA dhe anasjelltas. Ministria e Jashtme njofton se në dakordësi me Departamentin e Shtetit, tani shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë drejt SHBA edhe nëse pasaporta e tyre skadon në 6 muajt e fundit përpara udhëtimit.

Njëherësh, shtetasit shqiptarë që kthehen nga SHBA drejt Shqipërisë mund të udhëtojnë edhe nëse pasaporta e tyre ka skaduar.

Vendimi u dakordësua sot gjatë takimit që Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme pati në Tiranë me përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit. Ky vendim e fut Shqipërinë në të ashtuquajturin “Grupi i Klubit 6 mujor”./abcnews.al