Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Shpërthim me tritol në Shkodër

schedule21:41 - 12 Shtator, 2026

schedule 21:41 - 12 Shtator, 2026

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në qytetin e Shkodrës.

Sipas policisë, rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, në oborrin e banesës së një 60-vjeçari, nga persona ende të paidentifikuar është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!