Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Një varkë mbi liqenin e Kukësit/ Për turistët, një tjetër mënyrë për të zbuluar bukuritë e vijës liqenore

schedule20:42 - 12 Shtator, 2026

schedule 20:42 - 12 Shtator, 2026

Një varkë turistike, e ndërtuar enkas për liqenin e Kukës ishte risia e sezonit veror, që iu shtua dashamirësve dhe adhuruesve për bukuritë natyrore. Për Etmondin dhe Emriun, të cilët menaxhojnë këtë varkë nuk ishte e lehtë, marrë në konsideratë rrethanat dhe starti i kësaj iniciative, por mbi të gjitha thotë se duhej ndërmarrë ky hap.

Varka është ndërtuar mbi lumin e Shalës. Mondi thotë se i ka të gjitha elementet e sigurisë.

Etmondi është nga fshati MyçHas, një prej fshatrave të përmbytur nga ujërat e liqenit dhe është rritur buzë brigjeve të tij. Thotë se vetë liqeni të jep ndjesi të veçantë e duhet shijuar në çdo kohë.

Përgjatë vijës liqenore, përballesh me bukuri të jashtëzakonshme. Relievi i thyer, i mbushur me gjelbërim, pyje e shpendë krijon atraksion që nuk duhet lënë pa vizituar.

Liqeni i Kukësit është një pasuri e çmuar ujore. Jo vetëm faunën dhe florën e pasur, por mund të shfrytëzohet si ekonomi e pasur në shërbim të qytetarëve.

Hap pas hapi, Etmondi thotë se do e nxisë zhvillimin e këtij sektori.

Por krahas bukurisë që ofron, liqeni shpeshherë përballet me ndotje masive të sipërfaqes së tij. Etmondi gjen rastin për të bërë dhe apelin e përhershëm për të frenuar këtë fenomen që dëmton liqenin dhe imazhin turistik.

Me profesion është mësues prej 19 vitesh, por thotë se edhe këtë anë e sheh si mundësi në të mirë të ekonomisë së tij familjare.

Liqeni i Kukësit është ujëmbledhësi më i madh në vend me një sipërfaqe totale prej rreth 81 kilometrash katrorë e kapacitet bartës rreth 3 miliard metër kub ujë. Për të ndërtuar liqenin e Kukësit të vjetër në funksion të hidrocentralit të Fierzës, në vitin 1978 u përmbytën qyteti I Kukësit të vjetër dhe rreth 33 fshatra në Kukës, Has, Tropojë dhe Pukë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!