Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Nga emigrant në fermer/ Zija Keshi investoi kursimet në Bllatë, ndërtoi një fermë me 33 lloje kultivarësh

schedule20:30 - 12 Shtator, 2026

schedule 20:30 - 12 Shtator, 2026

Zija Keshi është një nga specialistët më të njohur të Peshkopisë.

Ndonëse nuk ka përfunduar arsimin përkatës dhe nuk është I specializuar në fushën e bujqësisë, falë iniciativës së tij, ka arritur të ndërtojë një biznes fitimprurës.

Me kursimet me punën si emigrant preferoi të investonte në arat e tij në fshatin Bllatë.

E nisi me kultivimin e disa lloje pemëtarie dhe bimë medicionale dhe sot ka 33 lloj kultivarë të ndryshëm.

Sipërfaqen me të madhe e ka me një bimë të quajtur Aronja.

Shumë prej kultivarëve, të sjella nga vende të ndryshme të botës, janë pak të njohura, por që preferohen në treg.

Zijai ka ndihmuar edhe shumë kultivues të zonës, duke iu ofruar eksperiencën e tij.

Të gjitha pemët dhe bimët trajtohen vetëm me plehun organik, pa asnje pesticid, duke siguruar dhe konsumatorin nga prodhimet në fermë.

Në parcelat e tij është në çdo orë të ditës, krah familjes së tij, për shkak të mungesës së fuqisë punëtore.

Ndonëse është subvencionuar si fermer, ai apelon për më shumë mbështetje nga institucionet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!