Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Taksia aksidenton rëndë kalimtarin në mes të Tiranës, flet shoferi: Më preu rrugën me vrap

schedule11:52 - 16 Qershor, 2022

schedule 11:52 - 16 Qershor, 2022

Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë “Sheshit Skënderbej” në Tiranë, ku një kalimtar është goditur nga një taksi.

Si pasojë e përplasje, qytetari ka marrë plagë të shumta në pjesën e kokës dhe në trup.

Atij i është dhënë ndihma e parë nga qytetarë të tjerë, ndërsa pas pak minutash në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe ambulanca.



Shoferi i taksisë, në një reagim për ABC u shpreh se ka frenuar por s’e mbajti dot makinën pasi sipas tij , këmbësori i ka prerë rrugën duke ec me vrap.

Dyshohet se shkak i këtij aksidenti, është bërë shpejtësia që lëvizte taksia dhe lëvizja e gabuar e këmbësorit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!