Shoferi i kamionit e vrau shqiptaren pas se*sit, veprimi i mistershëm që çoi në krimin ekstrem

schedule11:01 - 30 Dhjetor, 2019

schedule 11:01 - 30 Dhjetor, 2019

37 vjeçarja shqiptare Brunilda Sadushi u gjet e vrarë dhe me të djegura në trup mëngjesin e 25 dhjetorit në Mugins, në afërsi të Kanës në Francë.

Policia ka arrestuar për krimin një 28 vjeçar nga Kana, i cili është kamionist dhe e bënte rrugën në mënyrë të vazhdueshme.

Pas arrestimit autori ka rrëfyer para policisë dhe prokurorisë edhe krimin e bërë ndërsa ka thënë se në ato momente kishte “humbur arsyen”.

Prokurori i çështjes Fabienne Atzori, konfirmoi se i dyshuari 28 vjeç, kishte pranuar se kishte mbytur gruan e re gjatë natës së 24-25 dhjetorit pas një mosmarrëveshje që kishte patur me të.

Prokurort nuk shpjegojnë shkakun që e kishte çuar të riun në vrasjen e shqiptares duke e lënë mister këtë pjesë.

Sipas prokurorit, i riu nga Kana kishte paguar për të kryer marrëdhënie seksuale me shqiptaren të cilën më pas e mbyti dhe e transportoi në Mougins, rreth 9 kilometra larg, për ta zhveshur dhe për ta djegur pjesërisht.

“I riu pranoi se e kishte takuar viktimën në 24 dhjetor natën, pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, pasi – për shkaqe që do të konfirmohen më vonë – humbi arsyen e tij, e kishte mbytur atë dhe pasi kishte bërë këtë veprim zgjodhi ta transportonte viktimën në një vend që ai e dinte që ishte i përshtatshëm që të zhdukte trupin ” tha prokurori.

I dyshuari, 28 vjeç jetonte në mes Kanës dhe Le Cannet dhe punonte si shofer kamioni. Ai tregoi se e njihte viktimën si një klient i rastit. Ndërsa ishte në arrest policor ai madje përshkroi një marrëdhënie gati miqësore me viktimën.