Numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi në SHBA ka arritur në pesë milionë.
SHBA mbetet vendi më i goditur në botë nga virusi vdekjeprurës, ndërsa numri i viktimave u rrit së fundmi në 160 mijë.
Eksperti i lartë i sëmundjeve infektive në vend, Anthony Fauci, tha se ka të ngjarë që një vaksinë e koronavirusit të rezultojë e suksesshme deri në fund të vitit.



