“Shkarkoi” kreun e PD, Berisha: Basha kufomë politike, i rrethuar nga batalioni i Ramës

schedule18:19 - 11 Dhjetor, 2021

schedule 18:19 - 11 Dhjetor, 2021

Një deklaratë të fortë ka bërë Sali Berisha pasi delegatët e Kuvendit Kombëtar të mbledhur prej tij kanë votuar pro shkarkimit të kreut të PD Lulzim Basha.

Berisha foli ashpër ndaj Bashës duke e quajtur një kufomë politike. Sa i takon mbledhjes që po zhvillohet në kryesinë e PD ku pritet të merren masa, i pyetur nëse Basha do ta përjashtojë nga partia, Berisha tha se ai nuk është asgjë dhe se nuk do të donte të fliste fare për të.

Peng Basha nuk do doja të flisja fare për të sot i rrethuar me batalionin e policisë së Ramës çfarë mund të flasësh për të, Basha është kufomë politike asgjë më shumë“, tha Berisha.

“Unë nuk mund të largohem pa u çuar përshëndetjet e mia më të përzemërta ekipit kombëtar në veçanti tifozave kuq e zi të cilët i dua shumë sepase për mua ata janë atdhetarë të vërtetë dhe u them që sot hnë stadiumin e tyre të dashur u zhvillua ndeshja më e madhe më e mahnitshme më e bukur më madhështore midis lirisë dhe të shkuarës. Takimi më madhështor midis lirisë dhe të ardhmen“, shtoi ish-kryeminbistri. /abcnews.al