Shijak, kultivonin kanabis, arrestohet 58-vjeçari, në kërkim i biri

schedule09:02 - 25 Maj, 2020

schedule 09:02 - 25 Maj, 2020

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 58 vjeçar dhe ka shpallur në kërkim djalin e tij pasi akuzohen për kultivim të bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Sallmone, në Shijak, policia ka bërë gjetur fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Në kuadër të këtij kontrolli është bërë i mundur arrestimi i 58 vjeçarit B. M., dhe është shpallur në kërkim djali i tij shtetasi me iniciale P. M.

Njoftimi policisë:

Vijon kontrolli masiv në terren, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Tentuan të kultivonin bimë narkotike, vihet në pranga 58-vjeçari dhe shpallet në kërkim djali i tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 58 vjeç, si dhe punohet për kapjen e shtetasit P. M., 29 vjeç (babë e bir), banues në Shijak, Durrës.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Sallmone, Shijak, në një zonë të pyllëzuar, gjetën fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Nga veprimet e para hetimore dhe informacionet e marra në rugë operative dyshohet se babë e bir janë autorë të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”./abcnews.al