Shifrat flasin vetë, Aubameyang edhe më mirë se Thierry Henry

schedule10:49 - 2 Korrik, 2020

schedule 10:49 - 2 Korrik, 2020

Sulmuesi dhe kapiteni i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, shënoi golin e parë për “Topçinjtë” në sfidën ndaj Norwich, duke u asistuar nga një gafë e portierit Tim Krul.

Ky gol i Aubameyang ishte i 50-ti në Premier League në vetëm 79 sfida, duke u bërë lojtari që arrin më shpejt në një shifër të tillë. I dyti është legjenda Thierry Henry, i cili i arriti 50 gola në 83 sfida.

Më pas, vijnë Ian Wright, Alexis Sanchez dhe Olivier Giroud. Aubameyang është një golashënues i lindur dhe Arsenali po bën të pamundurën që të rinovojë me të./abcnews.al