Sherri me Ibrën, Rojo: E quajta hundëmadh, sot jam gjallë falë Mourinhos

schedule13:19 - 8 Gusht, 2020

schedule 13:19 - 8 Gusht, 2020

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, njihet për gjaknxehtësinë e tij. Është ish-shoku i tij te Manchester United, Marcos Rojo, i cili ka zbuluar një episod jo të këndshëm gjatë periudhës së tyre tek “Djajtë e Kuq”. Një ngacmimi i vogël nga ana e argjentinasit në dhomat e zhveshjeve kundrejt Ibrës përshkallëzoi në një sherr mes tyre, ku është dashur ndërhyrja e Jose Mourinhos për të ulur gjakrat.

“Po fitonim 1-0 në “Old  Trafford”. Zlatani kërkonte çdo top. Ne po dominonim lojën dhe po qarkullonim topin. Mbaj mend që unë kalova gjysmën e fushës ndërsa ai u kthye mbrapa për të kërkuar topin. Unë pashë Pogban që ishte pa kundërshtar dhe ai pasova atij, ndërkohë që Ibra filloi të më mallkonte mua.

Kur po shkonim në dhomat e zhveshjes e ndoqa atë dhe e qujta hundëmadh. Më pas unë isha në vendin tim duke hequr takat, kur ai vjen me zemërim dhe mori para çdo gjë që i doli.  “Çfarë më quajte mua?”, më pyeti me nerva. Po të mos ishte për Mourinhon ai edhe mund të më kishte vrarë. Trajneri na qetësoi të gjithëve më pas dhe ne ia dolëm të kualifikoheshim për në raundin tjetëer.

Ditën e nesërme kur po hanim mëngjesin më vjen një dorë në qafë dhe kur kthej kokën ishte Zlatani. “Çfarë më quajte mua”, më pyeti sërish po këtë herë me shaka. Në fillim u tremba se nga ia çfarë nuk pret, por filluam që të dy të qeshnim”, kujton qendërmbrojtësi që tani aktivizohet me Estudiantesin në Argjentinë. /abcnews.al